Lidhje

Irak: Të paktën 9 veta humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën në Bagdat


Policia irakiane njoftoi se të paktën 9 veta humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën nga një shpërthim vetëvrasës para një gjykate në Bagdat. Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi në mes të një grumbulli njerzish, që prisnin të hynin në gjykatë.

Disa orë më parë, një gjeneral irakian u vra po në kryeqytet ndërsa po shkonte në punë me makinë.

Në perëndim, në qytetin Ramadi, forcat amerikane thonë se vranë 8 kryengritës. Policia irakiane në Ramadi, njofton se të paktën 13 persona u vranë nga ajo që cilësohet si sulm ajror amerikan.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane tha se 2 ushtarë amerikanë humbën jetën sot nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin irakian.

XS
SM
MD
LG