Lidhje

BE pezullon disedimet me Serbinë për mosdorëzimin e Mlladiçit në Hagë


Bashkimi Evropian ka pezulluar bisedimet për forcimin e lidhjeve me Serbinë, pasi Beogradi nuk respektoi afatin e vënë për dorëzimin e të akuzuarit për krime lufte, Gjeneralit Ratko Mlladiç, në gjykatën e Hagës.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Rehn, e bëri sot të ditur pezullimin e bisedimeve, duke thënë se Serbia nuk ka bashkëpunuar plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës.

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica iu përgjigj njoftimit duke thënë se pezullimi i bisedimeve do t’i shkaktojë dëme të mëdha vendit. Ai tha se qeveria e tij kishte bërë ç’ishte e mundur për të gjetur Mlladiçin, dhe shtoi se autoritetet kishin zbuluar një rrjet që e ndihmonte të akuzuarin.

Zëvendës-kryeministri serb, Miroljub Labus dha sot dorëheqjen, duke thënë se dështimi i përpjekjeve për të arrestuar Mlladiçin tradhëtonte interesat e popullit serb.

Komisioni Evropian i kishte dhënë Beogradit afat deri më 30 prill për të dorëzuar Gjeneralin Mlladiç në Hagë, si kusht për vazhdimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. //ad//

XS
SM
MD
LG