Lidhje

Përfundon takimi i Selanikut


Udhëheqësit e vendeve ballkanike të mbledhur në Selanik të Greqisë diskutuan planet për krijimin e një zone të tregëtisë së lirë për Evropën jug-lindore. Shumë zyrtarë shprehën sot mbështetje për projekt-marrëveshjen tregëtare në takimin e 10 vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit Evropianojuglindor. Blloku tregëtar synon t’i ndihmojë vendet ballkanike që të afrohen me Bashkimin Evropian.

Mes vendeve pjesëmarrëse në takimin e Selanikut, vetëm Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian. Udhëheqësit pritej gjithashtu të nënshkruanin një plan për përmirësimin e shërbimeve hekurudhore në rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, kryeministri grek, Kostas Karamanlis diskutoi mbi bashkëpunimin ekonomik me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Të dy udhëheqësit thanë se u zotuan të shtojnë tregëtinë mes vendeve të tyre dhe të vazhdojnë bisedimet lidhur me një vizitë të planifikuar të zotit Karamanlis në Turqi.

Në takim marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania dhe Serbia e Mali i Zi. //rd//

XS
SM
MD
LG