Lidhje

Franca dhe Britania propozojnë një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit për Iranin


Franca dhe Britania kanë propozuar një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që i kërkon Iranit të ndalë pasurimin e uraniumit.

Rezoluta, e cila mbështetet me forcë nga Shtetet e Bashkuara, nuk përfshin kërcënimin për vendosjen e sanksioneve ekonomike, por kërkon fuqizimin e Kreut Shtatë të Kartës së OKB-së, i cili mund të përdoret për autorizimin e sanksioneve dhe të forcës ushtarake si mjet të fundit.

Dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, kanë kërcënuar se do t’i vënë veton çdo rezolute që bën thirrje për sanksione apo përfshin kërcënime ushtarake kundër Iranit.

Por, ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, la të kuptohej pas takimit të djeshëm të këshillit se Moska mund ta mbështesë projektrezolutën.

Ai tha se një rezolutë mund të jetë e dobishme për të bindur Iranin se këshilli ishte serioz kur kërkoi në mars që Teherani të ndalë pasurimin e uraniumit dhe të bashkëpunojë me agjencinë e OKB-së për energjinë bërthamore.

XS
SM
MD
LG