Lidhje

3 ushtarë amerikanë humbasin jetën në Irak


Ushtria amerikane në Irak njoftoi se 3 ushtarë amerikanë humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës. Ushtria tha se shpërthimi ndodhi sot në provincën Babil, në jug të Bagdatit.

Ushtria tha gjithashtu se trupat amerikane vranë të paktën tre kryengritës dhe kapën tre të tjerë në një përleshje në veri të kryeqytetit. Në një deklaratë të Pentagonit sot thuhej se incidenti ndodhi dje në afërsi të Samarras. Ushtria tha se ushtarët e koalicionit u sulmuan pasi ata kapën tre kryengritës që transportonin bomba.

Ndërkohë, Danimarka njoftoi se ka në plan të tërheqë 80 ushtarë nga kontingjenti i saj prej 530 trupash në Irak. Ministri i jashtëm danez Per Stig Moller tha sot në Danimarkë se vendi i tij synon gjithashtu të verë në dispozicion një personel prej rreth 70 vetësh për një avion Herkules C-130 i cili do të përdoret për ndihmat e rindërtimit në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG