Lidhje

Jep dorëheqjen drejtori i CIA-s


Drejtori i Agjencisë Qëndrore amerikane të Zbulimit , CIA, Porter Goss dha dorëheqjen.

Presidenti Bush njoftoi sot dorëheqjen e zotit Goss. Zoti Bush tha se kishte krijuar marrëdhënie të afërta personale me zotin Goss dhe se e vlerësonte integritetin dhe ndershmërinë që ai solli në këtë agjenci.

Presidenti vuri në dukje se zoti Goss e drejtoi CIA-n gjatë një periudhe tranzicioni. Zoti Goss, ish punonjës i CIA-s dhe ish anëtar i kongresit amerikan, u emërua drejtor i Agjencisë Qëndrore amerikane të Zbulimit në prill të vitit të kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG