Lidhje

Ligjvënës amerikanë shprehin shqetësim rreth emërimit të mundshëm të gjeneralit Hejden si drejtor i CIA-s


Disa ligjvënës amerikanë shprehën shqetësim rreth emërimit të mundshëm të gjeneralit të forcave ajrore, Majkell Hejden si drejtor të Agjencisë Qendrore të Zbulimit.

Zyrtarë të paidentifikuar të administratës së Presidentit Bush u thanë gazetarëve amerikanë se Gjenerali Hejden mund të emërohet në vend të zotit Porter Goss i cili dha dorëheqjen të premten. Gjenerali ka qenë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit dhe është aktualisht zëvendës drejtor i zbulimit kombëtar.

Kongresmeni republikan Pete Hoekstra tha se një zyrtar ushtarak nuk mund të vihet në krye të CIA-s sepse ajo është një agjenci civile. Ai i tha rrjetit televiziv Foks Njuz se emërimi i gjeneralit Hajden mund të rrisë tensionet mes zyrtarëve të CIA-s dhe atyre të mbrojtjes.

Shqetësim shprehën edhe senatorja demokrate Diane Feistein dhe ai republikan Seksbi Shamblis. Por Senatori republikan Xhon Mekein i tha rrjetit televiziv CBS se ai shpreson që, nëse emërohet, gjenerali Heiden do të konfirmohej pa vonesë në seancat e Kongresit.//lk

XS
SM
MD
LG