Lidhje

Irak: Vriten 24 vetë në shpërthime me makinë bombë në disa qytete të vendit


Sot në Irak, disa shpërthime me makinë bombë lanë të vrarë 24 vetë ndërsa policia në Bagdat gjeti 42 trupa të bërë shoshë nga plumbat.

Shpërthimi më vdekjeprurës ishte në qytetin e shenjtë për shiitët, Karbala, në jug të vendit, ku u vranë 15 vetë. Në Bagdat, nga shpërthimi i një makine bombë pranë një patrulle ushtarake në një lagje suni, humbën jetën 8 vetë dhe u plagosën 15 të tjerë. Pothuajse në të njëjtën kohë, një tjetër shpërthim la të vrarë një person. Një marins vdiq nga plagët e marra gjatë një operacioni në provincën al-Anbar.

Në veri të vendit, Parlamenti i Kurdistanit unifikoi sot zyrtarisht dy qeveritë lokale të rajonit autonom. Në qytetin Basra, në jug të Irakut, sipas njoftimeve, sot gjendja ishte e qetë dhe u hoq ndalim qarkullimi gjatë natës, që ishte vendosur pas përleshjeve të së shtunës mes shiitëve të armatosur dhe trupave britanike, të cilët po përpiqeshin të gjenin një helikopter ushtarak britanik të rrëzuar.//lk

XS
SM
MD
LG