Lidhje

Shqipëri: Nis punën Komisioni Parlamentar për Prokurorinë e Përgjithshme


Komisioni hetimor parlamentar për Prokurorinë e Përgjithshme nisi të hënën punën me pjesëmarrjen e anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës, në valën e debateve mbi objektin e punës së tij.

Kryetari Astrit Patozi tha se komisioni nuk ka arsye të verë në diskutim vendimin e parlamentit për këtë çështje, dhe do të vazhdojë hetimin e veprimtarive të prokurorisë, sipas një kalendari të miratuar nga komisionerët.

Deputetët e opozitës pohuan se ky komision ishte ngritur nga parlamenti përmes shkeljesh kushtetuese dhe nuk kishte një objekt pune të qartë. Ata propozuan që komisioni të pezullojë veprimtarinë e vet, deri në një deklarim të Gjykatës Kushtetuese mbi këtë cështje; ide që u hodh poshtë nga përfaqësuesit e shumicës.

Një grup deputetësh të djathtë kërkuan që një komision parlamentar të shqyrtonte një numër rastesh kur prokurori i përgjitshëm Theodhori Sollaku, nuk ka ndricuar ngjarje të ndryshme kriminale. Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar publikisht zotin Sollaku për lidhje të afërta me njerëz të botës së krimit dhe si një pengesë në angzhimin e maxhorancës për luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

XS
SM
MD
LG