Lidhje

Njeriu pa zemër; Trajtimi i alkoholizmit


Njeriu pa zemër

61 vjeçari Luis Kuartermen është i vetmi njeri në Florida që megjithëse pa zemër, është gjallë. Më 21 prill, mjekët në spitalin memorial në Majami të Floridës hoqën nga trupi e Luisit zemrën që ia kishin transplantuar 13 vjet më parë. Për 13 vjet zemra punoi mirë, por pastaj ai filloi të ndjejë dhimbje. Mjekët e vizituan dhe vendosën që zemra e sëmurë duhej hequr për të parandaluar infeksionin e mundshëm. Për ta mbajtur gjallë, ata e lidhën Luisin me një aparat ventrikular që luan rolin e zemrës. Luis duket i shëndetshëm. Ai thotë se ndjehet mirë, por vetëm që num mund të lëvizë nga shtrati. Por familja dhe mjekët e tij e dinë se Luis nuk mund të qëndrojë gjatë në këtë gjendje. Ata shpresojnë që së shpejti të gjejnë një zemër për transplantim që t’i përshtatet organizmit të tij.

Trajtimi i alkoholizmit

Rreth 1 milionë amerikanë kanë shfaqje të shenjave të alkoholizmit. Shumë janë përpjekur të heqin dorë nga pija, por pa sukses. Një studim i ri që ofron shpresa për njerëzit me probleme të tilla, tregon se ekzistojnë dy trajtime që duket se ndihmojnë këta persona. Autorët e studimit thonë se për persona të ekzistojnë dy trajtime që mund të japin rezultate shumë të mira. Tre vjet më parë, vizita tek mjeku ishte gjëja më e vështirë që Silvia kishte bërë ndonjëherë. Por vizita ishte e domosdoshme pasi nga përdorimi çdo ditë i pijeve për disa vite, organizmi i saj ishte alkolizuar plotësisht. Silvia thotë se para tre vjetësh ndodhej në një gjendje shumë të vështirë e pa shpresë se do të bëhej edhe një herë normale. Por më në fund ajo u bind se ndodhej përpara dy alternativave; jetë ose vdekje.

Pas kësaj Silvia u regjistrua në një program në universitetin mjekësor në Karolinën e Jugut, ku shkencëtarët morrën në studim e krahasuan lloje të ndryshme trajtimesh kundër varësisë nga alkoholi. Rezultatet e studimit u botuan këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Mjeku Raimond Anton pranë universitetit mjekësor të Karolinës së Jugut thotë se ky studim dhe studime të tjera kanë treguar që njerëzit duhet të jenë optimistë ndaj trajtimit të problemeve të tyre me alkoholin. Ata duhet të besojnë se trajtimi jep rezulat.Doktor Anton dhe kolegët e tij morrën në shqyrtim efektet e një numri trajtimesh të ndryshme të 1 mijë e 400 personave alkolistë. Ndër trajtimet u prëfshinë ilaçe të tilla si Naltrekson (Naltrexone) dhe Akamprozate (Acamprosate). Disa vetë u trajtuan vetëm me ilaçe, disa të tjerë me këshilla dhe të tjerët u trajtuan me ilaçe dhe këshilla. Doktor Anton thotë se studimi tregoi se ilaçi Akamprozate nuk ishte më i efektshëm sesa placebot, ndërkohë që ilaçi Naltrekson u tregua më i ekektshëm, ndërsa terapia e ndërthurur me këshilla dhe Naltrekson nuk ishte më e efektëshme sesa vetë ilaçi. Pra studimi tregoi se trajtimi më i efektshëm ndaj alkoholizmit ishte me Naltrekson krahahas vizitave të rregullta mjekësore, ose me këshilla të specialistit dhe me vizita tek mjeku.

XS
SM
MD
LG