Lidhje

Presidenti Bush e konsideron diplomacinë si mundësinë kryesore për trajtimin e programit bërthamor të Iranit


Presidenti Bush thotë se e konsideron diplomacinë si mundësinë kryesore për trajtimin e programit bërthamor të Iranit, por ai shton se Teherani duhet t’i kuptojë pasojat e kundërshtimeve të tij të vazhdueshme.

Zoti Bush tha në një takim sot në Florida se Irani do të izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, në se nuk heq dorë nga veptimtaria e tij bërthamore e debatueshme.

Sot, më parë, kryenegociatori iranian Ali Larixhani tha se ka ende kohë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të vendit të tij. Zoti Larijani tha sot gjatë një vizite në Greqi se propozimi i Moskës për pasurimin e uraniumit për Iranin në Rusi, mund të vazhdojë të jetë baza e një marrëveshjeje. Ai tha se çështja mund të zgjidhet nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe jo nëpërmjet Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Sekretarja amerikane e Shtetit dhe homologët e saj kinez, rus, francez, britanik dhe gjerman u takuan mbrëmë në New York, por nuk arritën në një marrëveshje mbi një rezolutë për Iranin. //rd//

XS
SM
MD
LG