Lidhje

BE-ja mund të vonojë anëtarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë


Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se mundet ta shtyjnë vendimin për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë vitin tjetër në radhët e organizatës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se javën e ardhshme do të bëjnë të njohur në se të dyja vendet do të ftohen për t’u anëtarësuar në Bashkim në vitin 2007, ose më 2008. Por njoftimet e sotme citojnë zyrtarë të paidentifikuar të organizatës, të kenë thënë se shtyrja e vendimit do t’u jepte të dy vendeve më tepër kohë për zbatimin e reformave ekonomike dhe politike.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian për anëtarësimin, Oli Rehn, shprehu shqetësim se reformat e sistemit gjyqësor dhe përpjekjet kundër korrupsionit në Bullgari po ecin shumë ngadalë.

Kryeministri bullgar Sergei Stanishev, megjithatë, i doli në mbrojtje përkushtimit të qeverisë për realizimin e atyre që ai i quajti reforma të dhimbshme. Ai paralajmëroi se vonimi i pranimit të Bullgarisë në radhët e Bashkimit Evropian, do të shihej si një refuzim ndaj këtij vendi. //rd//

XS
SM
MD
LG