Lidhje

17 të vrarë dhe 35 të plagosur në Tal Afar të Irakut verior


17 veta humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës në një treg në qytetin Tal Afar të Irakut verior.

Në fillim të këtij viti, presidenti Bush e përmendi këtë qytet si shembull për përparimin e bërë në luftimin e kryengritësve. Po sot gjetkë në Irak, të paktën 5 veta u vranë sot përfshirë një anëtar të partisë islamike irakiane, një fraksion i rëndësishëm politik.

Gjithashtu të paktën 12 trupa u gjetën sot në jug të Bagdatit, mes tyre një djalë 10 vjeçar dhe trupat e gjymtuar të 3 ushtarëve irakianë.

Ndërkohë, kryeministri i emëruar i Irakut Nouri al-Maliki thotë se shpreson të përfundojë formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar shumë shpejt. Duke folur sot në Bagdat zoti Maliki tha se postet drejtuese të kabinetit të tij janë plotësuar në përpjestim me pushtetin e blloqeve të shiitëve, arabëve suni dhe kurdëve. Ai nuk dha informacion për emrat në postet e ministrive por shtoi se prek miratimin nga parlamenti të kabinetit të tij nga fundi i javës. //rd//

XS
SM
MD
LG