Lidhje

Fillon procesi i vendim-marrjes në akuzat e ngritura nga Bosnja kundër Serbisë e Malit të Zi


Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara ka filluar procesin e marrjes së vendimit në akt-akuzën e ngritur nga Bosnja kundër Sërbisë e Malit të Zi për shkak të konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 1990-të.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë njoftoi sot se gjykatësit do ta japin vendimin pas përfundimit të procesit. Bosnje-Hercegovina e akuzon Sërbinë e Malin e Zi për ndërlikim në gjenocid dhe kërkon kompensime.

Avokatët e Serbisë e Malit të Zi thonë se akuzat janë të ekzagjeruara dhe hodhën poshtë juridiksionin e gjykatës. Ata vënë në dukje se Kombet e Bashkuara kishin pezulluar anëtarësinë e Jugosllavisë së athershme para se të ngriheshin akuzat në vitin 1993.

Gjykatësit në të ashtuquajturën Gjykata Botërore duhet të vendosin së pari në se kanë juridiksion në këtë çështje, para se të marrin vendim mbi akuzat për gjenocid. Kjo gjykatë nuk ka autoritet për ta zbatuar vendimin e vet, por mund tia referojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së çdo refuzim për të bashkëpunuar. //rd//

XS
SM
MD
LG