Lidhje

Gjermani: Arrestohet një i akuzuar për krime lufte nga Kosova


Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte nga Kosova. Prokurorët në Frankfurt thanë sot se personi i dyshuar për gjenocid në një kamp të paligjshëm internimi në Kosovë në vitin 1998 u arrestua të martën në mbrëmje.

Prokurorët nuk pranuan të publikojnë identitetin e të dyshuarit, por thanë se ai ka qënë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zyrtarët thanë se i dyshuari është arrestuar dhe mund të ekstradohet tek autoritetet e UNMIK-ut në Kosovë. //ad//

XS
SM
MD
LG