Lidhje

Itali: Zgjidhet Presidenti i vendit, ish-komunisti Napolitano


Ligjvënësit italianë zgjodhën Xhorxhio Napolitanon president, duke e bërë atë ish komunistin e parë në krye të shtetit. I mbështetur nga kryeministri i emëruar Romano Prodi, 80 vjeçari Napolitano u zgjodh sot në raundin e katërt të votimit. Ai mori 543 vota nga 505 votat e kërkuara.

Për zgjedhjen e tij u deshën 4 raunde, pasi opozita e udhëhequr nga kryeministri Silvio Berluskoni, nuk pranoi të mbështeste, zotin Napolitano dhe votoi kundër. Zoti Natpolitano do të zëvendësojë presidentin Carlo Azeglio Ciampi, mandati i të cilit përfundon më 18 maj.

Zgjedhja e tij i hap rrugën kryeministrit të emëruar Romano Prodi të formojë qeverinë e re. Kariera politike e zotit Napolitano është gati 50 vjeçare. Zoti Napolitano ka qënë ministër i brendshëm në administratën e parë të zotit Prodi në vitin 1996. //ad//

XS
SM
MD
LG