Lidhje

Anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut vizitojnë Kosovën


Këshilli i Atlantikut të Veriut, mekanizimi më i lartë vendim-marrës i NATO-s, ndodhet sot për vizitë në Kosovë për takime me presidentin dhe kryeministrin.

Anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut gjithashtu u takuan me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqës vendas. Vizita bëhet një ditë pasi misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se po transferon kompetenca të tjera tek autoritetet vendase.

Një zëdhënës i OKB-së në Kosovë njoftoi dje se ministritë e sapokrijuara të drejtësisë dhe të punëve të brendshme do të jenë përgjegjëse për policinë dhe gjyqësorin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, tha sonte në Prishtinë se statusi i Kosovës duhet të jetë rezultat i kompromisit, ndërsa NATO-ja sipas tij nuk do të lejojë askënd që të pengojë apo dëmtojë procesin politik në Kosovë.

Zoti Scheffer i bëri këto komente në fund të vizitës njëditëshe në krye të Këshillit të NATO-s, e cila kishte për qëllim shqyrtimin e gjendjes së sigurisë në prag të debateve për rolin e kësaj aleance NATO-s gjatë bisedimeve dhe pas zgjidhjes së statusit politikë të Kosovës.

//rd//

XS
SM
MD
LG