Lidhje

Ministri i Jashtëm shqiptar mohon zërat për tensionim të marrëdhënieve me Pekinin


Ministri i jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj hodhi sot poshtë zërat për një tensionim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Pekinit duke deklaruar se marrëdhëniet janë shumë të mira.

Deklaratat optimiste të ministrit Mustafaj, pas çështjes së 5 kinezëve të etnisë ujgure, bien ndesh me ato të zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze i cili u shpreh pak ditë më parë se qeveria e tij ishte thellësisht e pakënaqur nga situata.

Pekini kërkon ekstardimin e menjëhershëm të 5 kinezëve. Por ministri Mustafaj tha sot se autoritetet shqiptare po shqyrtojnë kërkesën e tyre për azil politik. Ministri i Jashtëm shqiptar hodhi poshtë zërat për anulimin e vizitës së tij në Kinë duke deklaruar se ajo është parashikuar për në vjeshtë. Sipas tij aktualisht në Pekin po vazhdon punën komisioni i përbashkët shqiptaro-kinez, ndërkohë që mediat shqiptare kanë shkruar se takimet e përfaqësuesve nga Tirana ishin anuluar, sikundër edhe vizita e një zëvendësministri kinez në Shqipëri.//rd//

XS
SM
MD
LG