Lidhje

Një zyrtar i lartë i Natos thotë se vendet anëtare përballen me një kërcënim në rritje nga raketat me rreze të gjatë


Një zyrtar i lartë i Natos thotë se vendet anëtare përballen me një kërcënim në rritje nga raketat me rreze të gjatë.

Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i Natos për investimet në mbrojtje, Marshall Billingsli, u bëri dje thirrje zyrtarëve të shqyrtojnë mënyrat për të trajtuar një kërcënim të tillë, përfshirë krijimin e një sistemi mbrojtës nga raketat.

Zoti Billingsli nuk tha se cilat vende përbëjnë kërcënim sigurimi për vendet anëtare të Natos dhe as nuk dha hollësi rreth nivelit të tanishëm të kërcënimit.

Ai i bëri këto komente ndërkohë që u paraqiti zyrtarëve të Natos një raport 10 mijë faqesh mbi kërcënimet dhe sistemet mbrojtëse.

Zoti Billingsli tha se studimi arriti në përfundimin se një sistem mbrojtës nga raketat është i mundshëm si nga ana teknike ashtu edhe ajo financiare.

XS
SM
MD
LG