Lidhje

Shqipëri: Opozita braktisi sot punimet e parlamentit


Në Shqipëri opozita braktisi sot punimet e parlamentit në shenjë proteste ndaj shumicës së djathtë e cila nuk morri parasysh propozimin e tyre për formulën e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, entit mbikqyrës dhe rregullator i tregut të mediave elektronike.

Opozita kishte kërkuar që pesë anëtarët e këtij këshilli të propozoheshin 2 nga shumica, 2 nga opozita dhe 1 nga presidenti. Por të djathtët iu përmbajtën variantit të tyre që të 5 anëtarët të jenë të zgjedhur nga shoqëria civile, një formulë e cila sipas tyre ishte sugjeruar dhe nga OSBE-ja.

Bashkë me këto ndryshime kaloi dhe një propozim i deputetit Nikollë Lesi sipas të cilit pronarët e mediave televizive nuk lejohen të marrin pjesë në tenderat me fondet publike, si dhe përjashtohen nga pjesmarrja në procesin e privatizimit të pronës publike. Ky kyfizim pritet të shtrihet më pas edhe për pronarët e medias së shkruar.

XS
SM
MD
LG