Lidhje

Ethet e skemave piramidale përfshijnë Spanjën


Prokurorët spanjollë ngritën akuza kundër 10 drejtuesve ekzekutivë të dy kompanive të investimeve në lidhje me një skemë piramidale disa miliarda dollarëshe. Prokurorët në Madrid thanë se akuzat përfshinë mashtrime dhe fallsifikim dokumentash.

Të dyshuarit drejtonin firmën Forum Filatelico dhe Afinsa, dy kompani që u ofronin investitorëve interesa më të larta se sa bankat. Të dyja firmat pretendonin të investonin paratë e klientëve në pulla postare dhe monedha numizmatike, duke përdorur rritjen e vlerës së koleksioneve të tyre për të garantuar të ardhura në nivel më të lartë.

Por prokurorët dyshojnë se firmat kanë operuar një skemë piramidale në të cilën pagesat e investitorëve nuk vijnë nga investimet por nga derdhjet e klientëve të rinj. Kur kompania nuk arrin të sigurojë më investitorë të rinj atëherë skemat falimentojnë. Mbrojtësit e konsumatorëve thonë se gati 350 mijë njerëz kanë investuar miliarda dollarë në firmat Forum Filatelico dhe Afinsa. //rd//

XS
SM
MD
LG