Lidhje

Këshilli i Atlantikut të Veriut arrin në Prishtinë për bisedime me udhëheqësit e Kosovës


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jap de Hup Shefer, dhe anëtarët e organit vendim-marrës të aleancës ndodhen në Prishtinë për bisedime me udhëheqësit e Kosovës. Këshilli i Atlantikut të Veriut, i cili përbëhet nga 26 përfaqësues të përhershëm, arriti në Prishtinë dje.

Pritet që gjatë vizitës së tyre të shkurtër, ata të takohen me udhëheqës vendorë dhe zyrtarë të OKB-së. Ata kanë në plan të inspektojnë paqeruajtësit e aleancës në Kosovë. Kjo vizitë bëhet ndërkohë që OKB-ja po kryeson bisedimet mbi statusin e Kosovës, për të cilat zyrtarët shpresojnë të përfundojnë brenda këtij viti.

Në një fjalim që mbajti dje, ministri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi bëri thirrje për një zgjidhje kompromisi që do ta linte Kosovën pjesë të vendit të tij. Vuk Drashkoviç tha se një Kosovë e pavarur mund të nxitë trazira në rajon dhe të forcojë argumentet e separatistëve në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG