Lidhje

Tadiç i kërkon Natos të forcojë mbrojtjen për serbët në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kërkoi forcimin e mbrojtjes nga ana e trupave të NATO-s për serbët në Kosovë. Ai e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, duke paralajmëruar se serbët po ndeshen me sulme në rritje nga ekstremistët shqiptarë.

Ai e quajti situatën e sigurisë në rajon si shumë të rëndë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë një vizite në Kosovë të enjten i paralajmëroi të dy palët që të arrijnë kompromise në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara rreth së ardhmes vendit.

XS
SM
MD
LG