Lidhje

Mbi 200 të vdekur nga një shpërthim naftësjellësi në Nigeri


Policia nigeriane thotë se deri në 200 persona humbën jetën nga një shpërthim naftësjellësi pranë kryeqytetit të biznesit të vendit, Lagos.

Autoritetet thonë se shpërthimi i sotëm ishte aksidental. Ata besojnë se vandalët po vidhnin naftë nga nga naftësjellësi kur një shkëndijë shkaktoi shpërthimin. Ata thonë se flakët u vunë zjarrin mbi 100 fuçive aty pranë.

Një zyrtar i Kryqit të Kuq në Nigeri thotë se trupat ishin djegur aq shumë saqë nuk mund të identifikoheshin në vendin e shpërthimit në fshatin e Ilados. Ai shton se nuk janë gjetur të mbijetuar.

Imazhet e xhiruara nga vendngjarja tregonin plazhin e fshatit të mbushur me eshtra njerëzish dhe kufoma të shkrumbuara.

Një gazetar nga Lagos i tha Zërit të Amerikës se nxjerrja e naftës nga tuba të shpuar është diçka e zakonshme.

XS
SM
MD
LG