Lidhje

Dhuna sektare merr jetën e tre irakianëve


Dhuna sektare dhe sulmet kryengritëse shkaktuan sot vdekjen e të paktën 3 irakianëve, ndërkohë që u gjetën trupat e të paktën 5 vetave të tjerë të torturuar ose të vrarë.

Autoritetet ushtarake amerikane thanë se një ushtar amerikan humbi jetën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në jug të Bagdatit. Në Irakun jugor, guvernatori i Basrës tha sot se i ka kërkuar këshillit provincial të kësaj zone që të shkarkojë shefin e policisë si dhe ministrisë së mbrojtjes të shkarkojë një gjeneral të ushtrisë irakiane.

Në një konferencë shtypi, guvernatori tha se të dy këta zyrtarë nuk kanë marrë masa për të parandaluar shkallëzimin e dhunës në Basra. Po sot ushtria amerikane njoftoi se nga një konfrontim i armatosur mes dy njësive të ushtrisë irakiane humbi jetën një ushtar irakian.

Në lajme të tjera, zyrtarët thanë se një konferencë kombëtare mbi ripajtimin do të zhvillohet në Bagdat muajin e ardhshëm me synimin për t’i dhënë fund dhunës sektare. //rd//

XS
SM
MD
LG