Lidhje

Ministri i Brendshëm francez nuk do të largohet nga posti i tij


Ministri i brendshëm francez Nicolas Sarkozy përsëriti synimin e tij për të qëndruar në qeverinë e përfshirë nga skandalet, megjithë spekulimet se mund të largohet për t’u përqëndruar ndoshta në fushatën për president.

Zoti Sarkozy u tha kolegëve të tij sot në partinë konservatore Bashkimi për një Lëvizje Popullore se largimi i tij vetëm do të ndihmonte partitë e majta dhe ekstremiste.

Administrata përballet me akuza se kryeministri Dominique de Villepin dhe presidenti Jacques Chirac urdhëruan një hetim për rivalin Sarkozy mbi akuza fiktive. Skandali filloi në vitin 2004 me akuzat se zoti Sarkozy dhe figura të tjera kanë marrë komisione të paligjshme në vitin 1991 për shitjen e anijeve luftarake franceze Taivanit.

Media franceze ka spekuluar se zoti de Villepin kërkonte ta përdorte skandalin për të minuar ambicjet presidenciale të zotit Sarkozi, një akuzë që ai e ka hedhur poshtë me forcë. Të dy ata konkurojnë për të qënë kandidatë të partive të tyre në garën presidenciale të vitit të ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG