Lidhje

Ndizet përsëri debati mbi programin e përgjimit në Shtetet e Bashkuara


Një ligjvënës i rëndësishëm amerikan tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka informuar sa duhet Kongresin lidhur me një program të luftës kundër terrorizmit i cili synonte mbledhjen e të dhënave të bisedave telefonike që bëjnë amerikanët.

Senatori republikan, Arlen Spekter i tha televizionit CBS se anëtarët e Kongresit duhet të informohen rreth përmasave të programit dhe mbështetjes së tij tek ligji.

Një gazetë amerikane njoftoi javën e kaluar se Agjencia e Sigurimit Kombëtar po mblidhte të dhëna për miliona telefonata. Organizatat e lirive civile e kanë dënuar programin si të paligjshëm. Por Këshilltari i Presidentit Bush për Sigurimin Kombëtar Stivën Hadli tha se përpjekjet e qeverisë për të luftuar terrorizmin janë brenda kuadrit ligjor. Ai i tha rrjetit televiziv CNN se nga shqyrtimi i çështjeve të tjera Gjykata e Lartë ka arritur në përfundimin që masat për mbrojtjen e jetës private të qytetarëve nuk zbatohen kur është fjala për të dhënat e thirrjeve telefonike, të tilla si koha kur është bërë një telefonatë apo numri së cilës i është drejtuar thirrja telefonike.

Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Xhejn Harman tha se ligji u kërkon zyrtarëve të marrin urdhërin e gjykatës para se të mbledhin të dhëna të tilla.//rd//

XS
SM
MD
LG