Lidhje

Iran: Ekstremistët suni ekzekutojnë 12 civilë


Irani thotë se një organizatë e vijës së ashpër e muslimanëve suni mori përgjegjësinë për vrasjet në formën e ekzekutimit të 12 civilëve në Iranin juglindor.

Mediat iraniane citojnë një zyrtar të lartë të ketë thënë se organizata që njihet si Jundollah, mori përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm, rreth 200 kilometra në perëndim të pikëtakimit të kufijve të Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit. Pamjet e televizionit iranian paraqesnin makina të djegura dhe trupat e viktimave me duar të lidhura prapa shpinës.

Autoritetet iraniane thonë se organizata Jundollah mendohet se operon nga Afgani jugperëndimor. Emri i kësaj organizate lidhet me një numër sulmesh me dhunë në Iranin juglindor, mes tyre me vrasjen e të paktën 21 njerëzve në muajin mars. //rd//

XS
SM
MD
LG