Lidhje

Shtëpia e Bardhë përjashton mundësinë për bisedime të drejtëpërdrejta me Iranin


Shtëpia e Bardhë e përjashtoi mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin mbi programin bërthamor, duke thënë se Kombet e Bashkuara janë forumi i preferuar për diskutime lidhur me këtë çështje.

Në një intervistë që dha sot, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Stephen Hadley, tha se Shtëpia e Bardhë mbështet OKB-në, për arsye se kjo organizatë mundëson pjesëmarrjen e një numri më të madh vendesh për ta angazhuar Teheranin në diskutime për ambiciet e tij bërthamore.

Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, i bëri thirrje administratës së Presidentit Bush t’u bashkohet vendeve evropiane në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, për t’i dhënë fund krizës. Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor për ndërtimin e një bombe atomike, por Irani këmbëngul se programi i tij ka synime paqësore.

Negociatorët britanikë, francezë dhe gjermanë po studiojnë stimuj që mund t’i ofrojnë Teheranit si shkëmbim për një garanci se Irani do ta pezullojë pasurimin e uraniumit. //rd//

XS
SM
MD
LG