Lidhje

Momente Sportive:  Basketboll, Hokej, Futboll


Basketboll: Heat kryeson në Konferencën e Lindjes dhe ka mundësi të kualifikohet që të martën për në finale

Ekipi Heat i Miamit mundi mbrëmë në fushën kundërshtare Nets të New Jerseyt 102-92 duke dalë kështu në krye të Konferencës së Lindjes në ndeshjet gjysmëfinale me eleminim të drejtpërdrejtë. Rezultati ndërmjet tyre është 3-1. Ndeshja e pestë do të luhet nesër dhe Heat, këtë radhë në fushën e vet, ka mundësinë të kualifikohet për në finalet e konferencës për të dytin vit radhazi.

Për llogari të Konferencës së Perëndimit, Clippers i Los Angelosit mundi në fushën e vet Suns të Phoenix 114-107. Rezultati i ndeshjeve ndërmjet tyre është 2-2. Ndeshja e pestë luhet nesër në Phoenix.

Hokej mbi Akull: Hurricans kualon në gjysmëfinale. Për titullin e Konferencës së Lindjes, Hurricanes do të ndeshet me Sabres

Hurricans të Karolinës u kualifikuan për në gjysmëfinale pasi mundën në fushën e tyre 4-1 Devils të New Jerseyt. Hurricans humbën vetëm një ndeshje në këtë fazë. Për titullin e Konferencës së Lindjes, Hurricanes do të ndeshen me Sabres të Buffalo-s.

Për Konferencën e Perëndimit, Oilers i Edmonton-it mundi 6-3 jashtë fushës së vet Sharks të San Jose-së. Oilers kryesojnë tani 3-2 me ndeshje dhe kanë mundësi të kualifikohen për në gjysmëfinale të mërkurën në fushën e vet. Nëse ndodh kjo, Oilers do të ndeshet për në finale me Mighty Ducks të Anaheim-it.

Në finale dalin fitueset e dy konferencave.

Futboll: Juventusi Kampion për të 29-ën herë, por rrezikon të dërgohet në Kategorinë e Dytë

Klubi i Juventusit fitoi për të 29-ën herë titullin kampion të Italisë pasi mundi të djelën Regginën 2-0. Por fitorja është mjegulluar nga skandali qe ka përfshirë futbollin italian për shitje ndeshjesh në Serinë A. Përveç Juventusit, nën hetime ndodhen edhe ekipet e Milan-it, Lazio-s dhe Fiorentina-s. Nese shapllet fajtor, Juventusit mund t’i hiqen dy titujt e fundit kampione dhe te dergohet ne Serine B.

Sa mund të kushtojë një plis me bar? Shitet paradhënie sipërfaqja me bar në Stadiumin Olimpik të Berlinit ku do të luhet ndeshja finale e Botërorit

Çmimin do ta marrim vesh me siguri pas ndeshjes finale të Botërorit të futbollit 2006 që do të luhet në Olympiastadion të kryeqytetit gjerman. Ndërkohë që një firmë hollandeze është ngarkuar me shtrimin e barit dhe përgatitjen e fushës, një kompani gjermane e ka blerë sipërfaqen e blertë, copat e së cilës do t’ua shesë pas ndeshjes finale tifozëve e koleksionistëve.

Do më pak se një muaj të fillojë Kampionati Botëror i futbollit në Gjermani dhe përgatitjet në Olympiastadion vazhdojnë. Organizuesit kanë ngarkuar kompaninë hollandeze Hendriks Graszoden të kujdeset për plisat 12 metra të gjatë e 120 centimetër të gjerë, që peshojnë rreth një ton. Kur të afrohet koha e ndeshjes, bari do të pritet për të garantuar sipërfaqen më të mirë për një futboll të bukur. Johan Hendriks, President i kompanisë Hendriks Graszoden thotë: “Kur bari të pritet shumë shkurt, topi nuk ndesh në shumë rezistencë dhe rrokulliset më shpejt. Lojtarëve të sotëm u pëlqen kjo, meqenëse futbolli është i sotëm tepër teknik”.

Kristof Majër, zëdhënës i Stadiumit Olimpik të Berlinit thotë se fati i sipërfaqes me bar është përcaktuar dhe tifozët e koleksionistët do të jenë në gjendje të shtënë në dorë një “copë të historisë së futbollit”. “Pas finales plisat e barit do të hiqen shumë shpejt nga fusha. Një kompani e madhe gjermane shitjesh me katalog e ka blerë sipërfaqen me bar dhe do ta ndajë atë në mijëra copa për t’ua shitur tifozëve. Kishim dy zgjidhje ose ta përdornim barin për t’u stërvitur për finalet e botërorit të ardhshëm, ose njerëzit mund ta konservojnë në akril e ta ruajnë fare mirë edhe për 150 vjet të tjera”.

Ndeshja e parë në barin e ri do të luhet më 13 qershor ndërmjet Brazilit e Kroacisë. //az//

XS
SM
MD
LG