Lidhje

Xhorxhio Napolitano bën betimin si Presidenti i ri i Italisë


Presidenti i ri i Italisë Giorgio Napolitano bëri sot betimin, duke u zotuar t’u shërbejë gjithë italianëve dhe jo vetëm shumicës. Fillimi nga detyra i ish politikanit komunist 80 vjeçar, pritet t’i hapë rrugën udhëheqësit të qendrës së majtë Romano Prodi, të formojë qeverinë e re.

Presidenti Napolitano u zgjodh javën e kaluar për një mandat 7 vjeçar, me mbështetjen e koalicionit të qendrës së majtë të zotit Prodi. Ai i siguroi votat e nevojshme vetëm pas raundit të katërt, për shkak të kundërshtimit të fortë të politikanëve të qendrës së djathtë të lidhur me kryeministrin që po largohet nga detyra Silvio Berluskoni.

Zoti Napolitano pritet t’i kërkojë tani zotit Prodi të formojë qeverinë e re. Koalicioni i qendrës së majtë fitoi me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar. //ad//

XS
SM
MD
LG