Lidhje

Dë Vilpë: Mocioni i mosbesimit-i bazuar në gënjeshtra dhe shpifje


Kryeminsitri francez Dominik dë Vilpë, i kritikoi ashpër rivalët e tij politikë që kanë paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij. Zoti Dë Vilpë tha sot se mocioni i paraqitur nga socialistët është i bazuar në shpifje, gënjeshtra dhe thashetheme.

Mocioni ka pak mundësi të miratohet, pasi partia e qendrës së djathtë e zotit Dë Vilpë, kontrollon pothuajse dy-të-tretat e parlamentit. Megjithatë zoti Dë Vilpë duhet t’u përgjigjet akuzave se ai nuk është më i aftë të qeverisë.

Kërkesa për t’i hequr votë-besimin qeverisë, ka të bëjë me akuzat rreth një fushate shpifjesh që po dominon shtypin francez prej javësh. Socialistët thonë se skandali ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e qeverisë.

Agjencitë e lajmeve kanë njoftuar se zoti Dë Vilpë, është përpjekur të dëmtojë Ministrin e Brendshëm Nikolas Sarkozy duke e akuzuar atë pa të drejtë për përfitime të paligjshme nga shitja e armëve Tajvanit. Zoti Dë Vilpë i hedh poshtë akuzat dhe thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. //ad//

XS
SM
MD
LG