Lidhje

BE shtyn vendimin përfundimtar për Bullgarinë dhe Rumaninë


Komisioni Evropian e shtyu për në tetor vendimin për të pranuar ose jo në radhët e Bashkimit Evropian, Bullgarinë dhe Rumaninë. Organi ekzekutiv i Bashkimit tha sot se afati i marrjes së vendimit u shty për t’i dhënë dy vendeve më shumë kohë të zgjidhin disa çështje si lufta kundër krimit dhe reformimi i administratave.

Presidenti i Kimisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso, tha se nëse Bullgaria dhe Rumania nuk i plotësojnë standartet, atëhere rrezikojnë që anëtarësimi t’u shtyhet deri në vitin 2008. Por ekspertët thonë se njoftimi i sotëm është pozitiv, pasi të dy vendet kanë ende shanse për t’u anëtarësuar në janar të vitit të ardhshëm, siç ishte plani.

Komisioni propozoi gjithashtu që Sllovenia, mund të përdorë monedhën e njejtësuar, Euron. Në se ministrat e financave të Bashkimit e miratojnë propozimin në takimin e 11 korrikut, Sllovenia do të bëhej vendi i parë ish komunist brenda bllokut që përdor euron. Komisioni e shtyu një vendim të ngjashëm për Lituaninë, për shkak të rritjes së inflacionit. //ad//

XS
SM
MD
LG