Lidhje

Komisioni i OKB-së kundër torturës kërkon mbylljen e Gunatanamos


Komisioni i OKB-së kundër Torturës, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta mbyllin objektin e tyre të paraburgimit në bazën detare të Guantanamos në Kubë.

Komisioni prej 10 ekspertësh të pavarur shprehte gjithashtu shqetësim për njoftimet mbi objektet e fshehta të paraburgimit jashtë vendit ku mbahen persona të dyshuar si terroristë.

Duke folur për njoftimet mbi tortura nga ana e personelit ushtarak amerikan në Irak dhe në Afganistan, komisioni i OKB-së thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund çfo lloj forme të torturës, të kryejë hetime të menjëhershme dhe të plota rreth akuzave si dhe të ndjekë penalisht personatg përgjegjës.

Uashingtoni ka mohuar se ka patur torturime të të ndaluarve, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se çdo njeri ka të drejtën për t’u trajtuar në mënyrë njerëzore dhe se liria nga tortura është një e drejtë e pamohueshme e njeriut.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje sot se Presidenti Bush ka deklaruar tashmë se ai dëshiron ta mbyllë objektin e Guantanamos por po pret një vendim të Gjykatës së Lartë i cili të përcaktonte nëse personat që mbahen në Guantanamo mund të gjykohen në gjykata ushtarake.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë garantuar se personave të paraburgosur u jepen ushqime, veshje dhe nevoja të tjera bazë si dhe mundësia për t’u lutur.//ii

XS
SM
MD
LG