Lidhje

Qeveria e Prodit fiton votë-besimin në Senat


Qeveria e Kryeministrit italian Romano Prodi, fitoi votë-besimin në Senat, duke kaluar me sukses provën e parë të qeverisë së tij të qendrës së majtë.

Senati e miratoi me 165 vota pro dhe 155 kundër qeverinë e re. Votimi në senat konsiderohej si më i vështiri, pasi koalicioni i zotit Prodi kryeson vetëm me dy vota. Kryeministri pritet të kërkojë votëbesim javën e ardhshme në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Rezultati aty nuk është në dyshim pasi koalicioni i tij i ka votat e duhura. Zoti Prodi fitoi me rezultat të ngushtë ndaj kryeminsitrit Silvio Berluskoni gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar.//ii

XS
SM
MD
LG