Lidhje

Një goditje izraelite në Qytetin e Gazës le katër palestinezë të vrarë


Një goditje me raketë e forcave izraelite kundër një automjeti në Qytetin e Gazës, la të vrarë katër palestinezë, duke përfshirë një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.

Për goditjen e sotme njoftuan si dëshmitarë okularë palestinezë ashtu edhe zyrtarët izraelitë. Sipas të afërmve të viktimës, ekstremisti i vrarë ishte një komandant i rangut të lartë të Xhihadit Islamik në Gazë.

Përveç tij u vranë edhe dy gra dhe një fëmijë.

Po sot në Qytetin e Gazës, një shpërthimi i fuqishëm tronditi selinë e Shërbimit të Zbulimit, duke vrarë një person dhe plagosur tetë të tjerë, përfshirë vetë shefin palestinez të sigurimit.

Zyrtarët thonë se shpërthimi i sotëm ishte një përpjekje për të vrarë gjeneralin Tarek Abu Raxhab, komandant i shërbimit të zbulimit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin por një zyrtar i zbulimit la të kuptohej se grupi ekstremist Hamas mund të ishte autor i tij. Incidenti ndodh në një moment tensionesh në rritje midis qeverisë të drejtuar nga Hamasi dhe forcave palestineze të sigurimit, besnike ndaj presidentit të moderuar Mahmud Abas.

Javën e kaluar, zoti Abas e dërgoi shefin e tij të zbulimit në Jordani për të hetuar mbi dyshimet e zyrtarëve të atjeshëm se Hamasi po përpiqej të fuste kontrabandë lëndë shpërthyese për të ndërmarrë sulme në Jordani.//ii

XS
SM
MD
LG