Lidhje

Numër rekord i votuesve në referendumin e Malit të Zi për pavarësinë


Votuesit në Mal të Zi shkuan sot në qendrat e votimit në shifra rekord për të vendosur në se republika e tyre do të mbetet pjesë e Sërbisë apo do të shpallet e pavarur.

Zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve thanë se rreth 90 përqind e 485 mijë malazezëve me të drejtë vote morën pjesë në referendum. Një votim në favor të pavarësisë, do të shënonte shpërbërjen e dy republikave të fundit të ish Jugosllavisë.

Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia u shkëputën nga ish Jugosllavia gjatë luftërave të përgjakshme të Ballkanit në fillim të viteve 90-të.

Kundërshtarët e pavarësisë thonë se Mali i Zi, me një popullsi prej 620 mijë banorësh, është tepër i vogël që të mund të mbijetojë si shtet i pavarur.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, u ka bërë thirrje malazezëve që të mos e shpërbëjnë federatën e tyre me Serbinë. Ai tha se shqetësohet për fatin e pakicës serbe nëse federata shpërbëhet.

Por, kryeministri malazez, Millo Gjukanoviç, theksoi se marrëdhëniet e tanishme midis Serbisë dhe Malit të Zi nuk funksionojnë, dhe se Serbia nuk ka respektuar detyrimet e saj ndërkombëtare. Bashkimi Evropian që ndihmoi në organizimin e votimit ka përcaktuar se për ta bërë të vlefshëm referendumin kërkohet mbështetja e 55 përqind të elektoratit.//ii

XS
SM
MD
LG