Lidhje

Rajs: Shteteve të Bashkuara nuk u është kërkuar t’i japin Iranit garanci sigurie


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs tha se Shteteve të Bashkuara nuk u është kërkuar t’i japin Iranit garanci sigurie për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës rreth programit të tij bërthamor.

Zonja Rajs i bëri komentet sot në rrjetin televiziv Fox News. Njoftimet e medias javën e kaluar thoshin se negociatorët evropianë kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë garanci të tilla ndërkohë që ata përpiqen të bindin Iranin për të hequr dorë nga puna për pasurimin e uraniumit.

Shtetet e Bashkuara thonë se synojnë ta zgjidhin çështjen me rrugë diplomatike por nuk kanë pranuar ta përjashtojnë mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Zonja Rajs i bëri komentet disa orë pasi zëdhënësi i ministrisë së jashtëme iraniane, Hamid Reza Asefi përsëriti se vendi i tij nuk do ta ndërpresë pasurimin e uraniumit megjithë planet evropiane për t’i ofruar Iranit një paketë stimujsh.//ii

XS
SM
MD
LG