Lidhje

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç njeh rezultatin e referendumit në Mal të Zi


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç e njohu rezultatin e referendumit në Mal të Zi, që e shkëput këtë ish republikë jugosllave nga bashkimi me Serbinë.

Zoti Tadiç tha sot se ai ishte për të ruajtur shtetin e bashkuar, por shtoi se si president demokrat, ai e pranon vullnetin e lirë të popullit malazes.

Po sot, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlashoviç, tha se qeveria e tij shpreson t’i përfundojë brenda 90 ditësh bisedimet me Serbinë për shpërbërjen e bashkimit.

Zyrtari malazes tha se shpreson që bisedimet të fillojnë menjëherë sapo të dalin rezultatet përfundimtare të referendumit.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të shtunën, për t’u lënë kohë të mjaftueshme ankesave. Kundërshtarët e pavarësisë kanë kërkuar rinumërimin e votave, por ende nuk dihet në se ata do të paraqesin kërkesë ligjore për një gjë të tillë.

Sipas Komisioni zgjedhor 55 presje 5 përqind e votuesve u shprehën pro pavarësisë. Kjo shifër është vetëm pak më tepër se 55 për qindshi i nevojshëm, që referendumi të shpallej i vlefshëm. Pjesëmarrja në referendum ishte mbi 86 përqind.//ze

XS
SM
MD
LG