Lidhje

Specialistët parashikojnë një sezon aktiv uraganesh


Administrata amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës thotë se sezoni i stuhive në Oqeanin Atlantik këtë vit do të jetë shumë aktiv dhe pritet që të ketë 6 uragane të fuqishëm.

Zyrtarët e kësaj agjencie thanë në Miami të Floridës, se parashikojnë deri në 16 stuhi, 10 prej të cilave të intensifikohen në uragane të fuqishëm.

Sezoni i uraganeve në Oqeanin Atlantik fillon në muajin qershor dhe përfundon në 30 nëntor.

Në sezonin e fundit pati 15 uragane dhe 7 prej tyre ishin të kategorisë së tretë ose edhe më të fortë.Administrata amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës thotë se bota po kalon nëpër një cikël 20-vjeçar që do të vazhdojë të sjellë stuhi të fuqishme. Administrata thotë se ngrohja e ujrave të oqeaneve dhe cikli i erërave janë mes faktorëve që i shkaktojnë ato.

XS
SM
MD
LG