Lidhje

Sërvër: Rezultati i referendumit në Mal të Zi do të ketë një ndikim psikologjik dhe jo ligjor në Kosovë


Zgjidhja e çështjes së Malit të Zi, e bën më të lehtë vazhdimin e negociatave për të përcaktuar statusin e Kosovës. Rezultati i referendumit në Mal të Zi në mbështetje të pavarësisë nga Sërbia do të ketë një ndikim psikologjik dhe jo ligjor në Kosovë, kështu shprehet analisti i njohur Deniëll Sërvër, pranë Institutit Amerikan të Paqes. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Sërvër tha se si Malit të Zi edhe Kosovës, ashtu siç ka ndodhur edhe me Bosnjen, u mbetet shumë punë për të bërë pas pavarësisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Sërvër, le të flasim së pari për Malin e Zi, ku 55 presje 5 për qind e votusve mbështetën pavarësinë nga Sërbia. Cili është komenti juaj për këtë rezultat dhe çdo të thotë kjo për vetë Malin e Zi, Sërbinë dhe rajonin e Ballkanit?

Deniëll Sërvër: Nuk më ka shqetësuar ndonjëherë çështja në se Mali i Zi është i pavarur apo jo. Ajo që më ka shqetësuar është që të ndërmerej një vendim përfundimtar dhe kjo çështje të zgjidhej. Është pozitive që referendumi u mbajt megjithëse tani do të zhvillohen negociata që të përcaktohen saktësisht kushtet e pavarësisë. Zgjidhja e çështjes së Malit të Zi, e bën më të lehtë vazhdimin e negociatave për të përcaktuar statusin e Kosovës. Tani Mali i Zi duhet të marrë përsipër më shumë përgjegjësi dhe të qeveriset në mënyrë të pavarur nga Beogradi. Malazezët duhet të vendosin shtetin juridik, një demokraci të konsoliduar, që mbron median e lirë, duke shkuar kështu drejt integrimit evropian. Mendoj se Malit të Zi i mbetet shumë punë për të bërë, prandaj i duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, e veçanërisht me Sërbinë. Kjo është një sfidë e madhe. Ajo që do ta ndihmonte edhe më shumë Malin e Zi do të ishte një ekonomi e hapur, një politikë e hapur me vendet fqinje si dhe me Brukselin, i cili në fund të fundit do ta ndihmojë Potgoricën të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Një rajon tjetër i ish Jugosllavisë, Kosova kërkon pavarësinë nga Sërbia. Cili do të jetë ndikimi i rezultatit të referendumit të Mal të Zi tek zhvillimet në Kosovë?

Deniëll Sërvër: Ndikimi është më shumë psikologjik se sa ligjor. Të gjithë e dimë se e ardhmja e Kosovës nuk do të përcaktohet me referendum. Pra nga ana ligjore pavarësia e Malit të Zi nuk ndikon tek Kosova, por nga ana psikologjike ndikon, sepse në se Mali i Zi me të njejtën kulturë, histori dhe gjuhë me Serbinë nuk mund të qendrojnë së bashku, atëhere disa njerëz mund të mendojnë se është llogjike që Kosova, e cila ka një histori antagoniste me Sërbinë, të paktën gjatë viteve të fundit, dhe shumica e shqiptarëve nuk flasin sërbisht, nuk mund të qëndrojë me Sërbinë. Por një gjë mund të them se ka më shumë njerëz në Prishtinë se sa në Potgoricë që po festojnë fitoren e pavarësisë në Mal të Zi.

Zëri i Amerikës Zoti Sërvër, kundërshtarët e pavarësisë së Malit të Zi kanë thënë se ky vend është tepër i vogël të mbijetojë i pavarur. Edhe Kosova është një vend i vogël. Si do t’i përgjigjeshit ju këtij argumenti.

Deniëll Sërvër: Mendoj se asnjë vend nuk është tepër i vogël për të mbijetuar për deri sa ai ndjek politika të hapura dhe ka marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kjo është e vërtetë si për Kosovën ashtu edhe për Malin e Zi. Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e tij, përfshirë edhe Sërbinë. Kjo nuk do të jetë e lehtë të arrihet, pra mbetet ende shumë punë për t’u bërë, pavarësisht se cili do të jetë statusi i Kosovës.

Zëri i Amerikës: Shumë është folur rreth pavarësisë së Kosovës. Cilat janë disa prej sfidave me të cilat përballet Kosova nëse bëhet e pavarur.

Deniëll Sërvër: Cilido qoftë statusi final i saj, dhe mendoj se po bëhet gjithnjë më e qartë se Kosova do të jetë një shtet sovran, dhe duhet të jetë e tillë kur flitet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova përballet me vështirësi kolosale ekonomike, papunësi të lartë dhe mungesë investimesh për shkak të statusit të papërcaktuar. Gjithashtu Kosova përballet me probleme të mëdha politike, dhe disa prej këtyre problemeve ekzistojnë tani në Kosovë, përfshirë këtu çështja e trajtimit të pakicës sërbe dhe pakicave të tjera. Sa më parë që Prishtina t’i zgjidhë këto çështje më mirë do të jetë. Fakti është që sërbët dhe pakicat e tjera ende nuk trajtohen si duhet në Kosovë. Dhe kjo duhet të jetë përparësi kryesore për institucionet e përkohshme vetëqeverisëse, madje unë e di se kjo është një përparësi e rëndësishme për kryeministrin Çeku.

Zëri i Amerikës: Dëgjojmë vazhdimisht se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit është shumë i rëndësishëm. Si e shikoni ju këtë angazhim, veçanërisht në Kosovë, duke pasur parasysh faktin se administrata e tanishme amerikane e ka bërë të qartë se do t’i tërheqë trupat nga Kosova?

Deniëll Sërvër: Ne kemi parë tërheqjen e gati të gjithë trupave amerikane nga Bosnja, pa vështirësi serioze, si dhe vazhdimin e angazhimit politik amerikan për shembull në bisedimet mbi kushtetutën. Mendoj se prania e trupave dhe angazhimi i Shteteve të Bashkuara janë dy gjëra të ndryshme. Trupat ishin të nevojshme në një moment të caktuar, kur Kosova përballej me mundësinë e kalimit të kufirit nga tanket sërbe. Kjo nuk është më një çështje serioze për Kosovën, e veçanërisht që kur në Beograd erdhi një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Duket se rrethanat kanë ndryshuar, amerikanët kanë pakësuar gradualisht praninë ushtarake si dhe praninë politike në përgjithësi. Bashkimi Evropian po luan tani një rol më të madh në Ballkan, kjo shihet në Bosnje e në Maqedoni e do të ndodhë edhe në Kosovë. Mendoj se trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë deri sa të përcaktohet statusi i saj. Pas përcaktimit të statusit, duhet pritur një pakësim i ndjeshëm i trupave, duke lënë një forcë të vogël për operacione të specializuara siç ka ndodhur në Bosnje.//ze

XS
SM
MD
LG