Lidhje

Audiokasetë e re me zërin që thotë se është bin Ladeni


Një audiokasetë e re ku mendohet se është regjistruar zëri i Osama bin Ladenit thotë se terroristi i burgosur Zakaria Musavi nuk ka të bëjë fare me sulmet e 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Audiokaseta u bë publike dje në një faqe interneti. Një njeri që thotë se është Osama bin Ladeni deklaron në kasetë se ai personalisht caktoi të “19 vëllezërit”, siç i quan ai, për të sulmuar Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin me aeroplanë të rrëmbyer.

Ai thotë se Musavi nuk ka lidhje me 11 shtatorin dhe e quan të rreme dëshminë e Musavit duke thënë se ajo është pasojë e më shumë se katër vjetëve që ai kaloi në burgjet amerikane.

Zëri thotë gjithashtu se të burgosurit në Guantanamo nuk kishin të bënin me 11 shtatorin dhe shumë prej tyre nuk kanë lidhje me al-Kaidën.

Ekspertët ende nuk kanë konfirmuar se zëri është vërtet i bin Ladenit. Musavi është i vetmi person i akuzuar në Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet e 11 shtatorit. Në fillim të këtij muaji, një juri e dënoi atë me burgim të përjetshëm.//ii

XS
SM
MD
LG