Lidhje

UNMIK konfirmon uljen e nivelit të krimeve etnike


Administrata ndërkombëtare në Kosovë konfirmoi sot uljen e nivelit të krimeve me motive etnike në muajt e parë të këtij viti dhe kërkoi që të mos ketë keqinformime lidhur me gjendjen e sigurisë, veçanërisht për serbët e Kosovës.

Kryeadministratori Jessen Petersen i ka kërkuar komisionerit të policies që të shtojë numrin e policëve ndërkombëtarë në zonat e pakicave për të mbështetur përpjekjet e Shërbimit policor të Kosovës për parandalimin e incidenteve dhe për të ndihmuar që të shtohet besimi në bashkësi. Këto masa konsiderohet me rëndësi mjaft të madhe edhe për kthimin e qëndrueshëm të të zhvendosurve.

Qeveria e Kosovës miratoi sot disa ndryshime në politikat për kthimin dhe riintegrimin e të zhvendosurve, në mënyrë që kompetencat në këtë çështje të kalojnë nga administrata ndërkombëtare tek autoritetet vendore. raporti Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kërkoi sot që të mos ketë keqinformime lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë, vecanërisht lidhur me serbët e Kosovës.

Shefi i kësaj administrate, Soren Jessen-Petersen, shprehu shqetësimin për deklarata të herëpashershme nga qarqe të caktuara që rrezikojnë të krijojnë një klimë të frikës dhe pasigurisë midis serbëve të Kosovës, siç u shpreh ai. Zoti Petersen tha shumë shpesh motivi etnik supozohet si shkak për krime thjesht sepse viktimat ndodh të jenë nga bashkësia e serbëve të Kosovës. “Ky lloj i keqinformimit jo vetëm që shuan shkallën e besimit të tyre, por ka ndikim negativ në marrëdhëniet ndëretnike”, theksoi kryeadministratori në një deklaratë të bërë publike nga zyra e tij.

Duke cituar të dhënat për krimet e kryera në pjesën e parë të këtij viti, në periudhën janar – mars 2006, ai tha se ato tregojnë rënie të dukshme në krimet që mund të jenë me motive etnike.

Administrata ndërkombëtare në Kosovë tha se për shkak të perceptimit të vazhdueshëm të pasigurisë midis serbëve të Kosovës, kryeadministratori ka kërkuar nga komisioneri i policisë që të shtojë numrin e policëve ndërkombëtarë në zona të pakicave për të mbështetur përpjekjet e Shërbimit policor të Kosovës për parandalimin e incidenteve dhe për të ndihmuar që të shtohet besimi në bashkësi. Këto masa konsiderohet me rëndësi mjaft të madhe edhe për kthimin e qëndrueshëm të të zhvendosurve.

Qeveria e Kosovës miratoi sot disa ndryshime në politikat për kthimin dhe riintegrimin e të zhvendosurve, në mënyrë që kompetencat në këtë çështje të kalojnë nga administrata ndërkombëtare tek autoritetet vendore. Kryeadministratori Petersen u takua sot edhe me përfaqësuesit e një partie tjetër serbe në Kosovë,Partisë së Pavarur Liberale, të kryesuar nga Slobodan Petroviç, e krijuar së fundi. Zoti Petroviç tha pas takimit se kishte biseduar me zotin Petersen lidhur me decentralizimin. Ai shtoi se partia e tij angazhohet për një numër më të madh komunash në Kosovë, sepse besojmë se përmes këtyre institucioneve do të krijohen kushtet për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë sepse numri më i madh i komunave është vetëm përparësi. “Ne i mbështesim bisedimet, i mbështesim të dyja delegacionet, edhe të Beogradit, edhe të Prishtinës, shpresojmë se të dyja palët do të punojnë qartë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha zoti Petroviç.

Skena politike e Kosovës po pasurohet me shpejtësi me parti që përfaqësojnë interesat e pakicës serbe në vend. Një parti e re e serbëve të Kosovës ka kërkuar të regjistrohet nga zyra e OSBE-së në Prishtinë. Partia Popullore Serbe është themeluar më 31 mars 2006 nga Mihajlo Shqepanoviç, dhe në bazë të programit të saj, do të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi politik që mundëson jetë normale dhe të denjë për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht perms zhvillimit ekonomik dhe krijimit të një klase të mesme më të fuqishme ekonomike dhe politike. //rd//

XS
SM
MD
LG