Lidhje

Ekspertët të shqetësuar për virusin e gripit të shpendëve që solli vdekjen e 7 familjarëve në Indonezi


Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po studiojnë atë që thonë se është një nga zhvillimet më të rëndësishme deri tani në përhapjen e virusit të gripit të shpendëve – vdekjen e shtatë anëtarëve të një familjeje në Indonezi.

Zyrtarë të lartë të agjencisë së shëndetësisë në Kombet e Bashkuara thanë se janë tepër të shqetësuar për përmasat dhe burimin e virusit në Indonezi.

Rasti në fjalë, në veri të Sumatras, ku shtatë anëtarë të një familje vdiqën brenda tri javësh dhe anëtari i tetë është i sëmurë, e bën këtë rastin më alarmant të infeksionit nga virusi.

Pas analizave të mostrave të reja të virusit, specialistët thonë se nuk kanë gjetur të dhëna që virusi të ketë pësuar ndryshim dhe të jetë bërë më i rrezikshëm.

Megjithatë një zëdhënës rajonal i agjencisë i tha Zërit të Amerikës se është pothuajse e sigurtë se ka patur një formë të kufizuar të kalimit të infeksionit nga njeriu tek njeriu. Zëdhënësi tha se ekspertët e shëndetësisë nuk gjetën asnjë pulë apo shpend në fshat që të ketë ngrodhur nga virusi. //rd//

XS
SM
MD
LG