Lidhje

Incident me dhunë në Krushë të Vogël, Kosovë: plagosen disa vetë


Policia ndërkombëtare në Kosovë përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup shqiptarësh që sulmuan një autokolonë makinash të OKB-së në afërsi të Prizrenit.

Autoritetet e OKB-së thonë se të paktën dy oficerë policie dhe një numër banorësh u plagosën gjatë incidentit në fshatin Krushë e Vogël.

Sipas autoriteteve, në makina po udhëtonin dy avokatë serbë, anëtarë të ekipit mbrojtës të një të pandehuri për krime lufte në Hagë. Fshati Krushë e Vogël ka qënë skenë e një masakre kundër shqiptarëve në vitin 1999.//lk

XS
SM
MD
LG