Lidhje

Verërat e Kalifornisë "mundin" përsëri verërat franceze


Verërat e Kalifornisë i mundën përsëri verërat franceze. 30 vjet pasi i ashtuquajturi “Gjykimi i Parisit” tronditi industrinë e verës, një komision specialistësh të verës arriti sot në përfundimin se verërat amerikane dolën superiore ndaj rivaleve të tyre franceze edhe përsa i përket procesit të vjetërimit.

Të dhjetë llojet e verërave që konkurruan në vitin 1976, u vlerësuan përsëri nga dy komisione në Kaliforni e Londër, pa ditur se çfarë prodhimi i përkiste sejcila mostër, dhe këtë herë verërat amerikane zunë 5 vendet e para.

“Gjykimi i Parisit”, i cili pati përcaktuar se verërat e Kalifornisë ishin më të mirat, u pa nga shumë, si një goditje për krenarinë franceze. Në atë kohë, prodhuesit e verërave në Francë e patën nënvleftësuar rezultatin, duke thënë se verërat e botës së re, përshkrim ironik ky për Shtetet e Bashkuara, nuk mund të vjetëroheshin kurrë ashtu si verërat e Bordosë.

Një pjesëtar francez i komisionit, i cili ka qenë i pranishëm në të dy konkurset, bëri shaka duke thënë se po të kthehet në atdhe, francezët mund ta vrisnin.//lk

XS
SM
MD
LG