Lidhje

Gjyqi ndaj gjigandit energjitik Enron, shpall fajtorë për mashtrim dy ish-drejtues të lartë të kompanisë


Juria në gjyqin ndaj gjigandit energjitik Enron, arriti në përfundimin se dy ish drejtues të lartë të saj janë fajtore për mashtrim dhe bashkëpunim në aktivitete të paligjshme.

Ish-drejtori ekzekutiv i Enronit, Xhef Skilling, si dhe themeluesi dhe kryetari i kompanisë Ken Lei u gjykuan në Huston të Teksasit, nën akuzat se kishin gënjyer për gjendjen financiare të kompanisë së tyre për të mashtruar investitorët. E njejta juri, e shpalli të pafajshëm ish drejtorin ekzekutiv Skilling, nga akuzat për shit-blerje të paligjshme aksionesh bazuar në informacione të brendshme, të paautorizura.

Falimentimi i Enronit në vitin 2001 u kushtoi investitorëve miliarda dollarë dhe shkaktoi humbjen e mijëra vendeve të punës. Dy ish-drejtuesit e lartë të kompanisë mund të dënohen me disa dekada burgim, kur gjykata të shpallë masën e dënimit për ta.//lk

XS
SM
MD
LG