Lidhje

Bush dhe Bler pranojnë vështirësitë në Irak por i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë qeverinë irakiane


Presidenti Bush dhe kryeministri britanik Toni Bler pranuan vështirësitë lidhur me luftën në Irak por i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë qeverinë e re irakiane.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë që zgjati 50 minuta, dy udhëheqësit thanë se ka patur mosmarrëveshje rreth ndërhyrjes në Irak dhe se gjatë luftës janë bërë gabime. Por ata deklaruan se forcat e koalicionit dhe qeveria e re irakiane do t’ja arrijnë qëllimit.

Zoti Bler tha se zyrtarët irakianë i kishin deklaruar atij disa herë gjatë vizitës që bëri kohët e fundit në Irak se forcat e koalicionit janë të nevojshme dhe nuk duhet të largohen menjëherë.

Nga ana e tij, Presidenti Bush tha se komandantët ushtarakë amerikanë do të punojnë me ministrin irakian të mbrojtjes, i cili ende nuk është emëruar, për të përcaktuar nivelin e duhur të trupave.

I pyetur nëse kishte ndonjë keqardhje lidhur me luftën në Irak, zoti Bler tha se forcat e koalicionit mund ta kishin parashikuar më mirë vendosmërinë e kryengritjes për të kundërshtuar procesin demokratik në Irak.

Ai tha se sfida tani është që edhe forcat e koalicionit të tregohen po aq të vendosura për ta bërë Irakun të ketë sukses.

Zori Bush tha se i vinte keq për disa nga shprehjet që kishte përdorur për shembull duke i joshur kryengritësit irakianë që të dilnin në fushën e betejës nëse do t’ua mbante. Por ai tha se skandali me burgun e Abu Graibit ishte gabimi më i madh që kishin bërë Shtetet e Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG