Lidhje

Tadiç proteston kundër bojkotimit të prodhimeve serbe në Kosovë


Presidenti serb Boris Tadiç protestoi ashpër kundër një fushate të shpallur nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, për bojkotimin e prodhimeve serbe.

Media serbe citonte shërbimin informativ të presidentit serb, sipas të cilit zoti Tadiç i ka kërkuar kryeadministratorit ndërkombëtar të Kosovës Soren Jessen-Petersen që të përdorë autoritetetin e tij për të ndërprerë menjëherë këtë fushatë, të cilën ai e quan “akt antidemokratik dhe antievropian”.

Presidenti serb ka kërkuar gjithashtu që të merren masa të ashpra kundër organizatorëve të fushatës. Lëvizja “Vetvendosje” kundërshton negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim ndërkombëtar në kuadrin e bisedimeve për statusin dhe kërkon largimin e administrates ndërkombëtare nga Kosova. Kjo lëvizje bëri thirrje më 23 maj që qytetarët e Kosovës të bojkotojnë artikujt ushqimorë dhe mallra të tjera që importohen nga Serbia dhe shiten në tregun e Kosovës. Kjo lëvizje tha se një bojkot i tillë “do t’i shkaktojë dëme Serbisë dhe do t’i ndihmojë Kosovës”. //rd//

XS
SM
MD
LG