Lidhje

Debate mbi incidentin e marinsave amerikanë në Hadita


Një kongresmen i njohur në Shtetet e Bashkuara thotë se rasti i njoftuar i vrasjes së civilëve nga marinsat amerikanë në Hadita të Irakut në muajin nëntor, është mbuluar qëllimisht nga zyrtarët ushtarakë.

Duke folur sot në rrjetin televiziv ABC, kongresmeni demokrat nga Pensilvania John Murtha, tha se sipas burimeve të tij ushtarake, hetimet e Pentagonit rreth incidentit në Hadita tregonin që marinsat kishin hyrë në shtëpitë pranë vendit ku kishte ndodhur një shpërthim në anë të rrugës dhe kishin vrarë irakianët.

Korpusi i marinsave kishte thënë më parë se 1 marins dhe civilët ishin vrarë nga shpërthimi i bombës dhe nga shkëmbimi i zjarrit që pasoi. Kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit amerikan, republikani John Warner, tha se do të organizojë seanca dëshmish rreth incidentit, por shtoi se ka rëndësi që të mos arrihet në përfundime para se ushtria amerikane të ketë përfunduar hetimet. //rd//

XS
SM
MD
LG